Aksident afër “Xhamllikut”, automjeti përplas motorin
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në në rrugën “Xhanfize Keko”, ku për pasojë dy të rinjë që po udhëtonin në motor janë plagosur rëndë.
Një automjet ka përplasur motorin dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur, drejtuesi dhe pasagjeri që po udhëtonte me të.
NJOFTIMI
“Më datë 02.03.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues S. H., mjeti me drejtues E. Zh dhe mjeti motorr me drejtues F. K dhe pasagjer E. D. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.”