Në orët e para të mëngjesit banesa e një 80-vjeçareje në Fushë Krujë është përfshirë nga flakët. Sipas dyshimeve të para dyshohet se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht shtetasja me iniciale M.S, 80-vjeç e cila jetonte e vetme nuk është lënduar dhe ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.