Ka nisur sot vaksinimi i të moshuarve në Shtëpinë̈ e të Moshuarve në Kavajë. Sipas burimeve të ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ pjesë e këtij procesi do jenë 56 të persona mes tyre banorë të përhershëm dhe punonjësit e këtij institucioni.
Mosha e të vaksinuarve është mbi 63 vjeç deri në 93 vjeç.
Gjatë gjithë periudhës së pandemisë, për shkak të respektimit me rigorozitet të masave anti-Covid19, fatmirësisht asnjë banor i institucionit nuk u infektua me koronavirus.
Mësohet se dozat e vaksinave që po përdoren janë pjesë e grupit prej 15 mijë vaksinave të ardhura dy ditë më parë.