Kryetari i Partisë Konservatore shpjegon gabimin që u komentua gjerësisht në media, ku një zonjë që nuk jeton më listohej si kandidatëve për deputete.
Qytetarja ka ndërruar jetë nëntorin e vitit të kaluar. Gjuzi thotë se e njihte personalisht të ndjerën dhe gabimi nuk ishte i tij. “Ka qenë një nga miket e mia më të afërta. Ajo listë, ishte lista paraprake. Unë ndërhyra menjëherë sa e pashë. Ishte gabim i personit që punon në kompjuter, që padyshim është penalizuar, e kam hequr nga puna”.
I ftuar, në “Shqipëria live”, ai kujton të ndjerën si anëtare aktive në Partinë Konservatore dhe i kërkon ndjesë familjarëve.
Me humor, shton se tashmë i shikon listat deri në darkë vonë, për të qenë i sigurt dhe për të shmangur gabime të tjera.