Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka zhvilluar ditën e sotme takime me mbështetës në Kavajë dhe në Golem.
Vasili ka shkruar se qytetarët presin me padurim referendumin e 25 prillit, teksa shton se rilindja që grabiti 400 milionë euro për inceneratorët, i lë në mjerim dhe largon shqiptarët nga atdheu.
”Pergjegjesi dhe kenaqesi takimi me qytetaret e Kavajes te Lagjeve 1 dhe 5 si edhe te Golemit, qe presin me padurim Referendumin e 25 prillit per ndeshkuar Rilindjen, qe i mashtroi, perbuzi dhe i zhyti ne varferi, ndonese jetojne ne nje nga zonat me potencialet me te larta turistike dhe ekonomike.
Rilindja, qe grabit kriminalisht 400 milion euro per inceneratoret lë ne mjerim dhe largon shqiptaret nga atdheu”, shkruan Vasili.