Shemsi Prençi, kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Durrësit, ka nisur punën në terren.
Gjatë takimeve me qytetarët, Prençi është shprehur i bindur se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë uragani i ndryshimit.
Sipas tij, fitorja e opozitës së bashkuar në zgedhjet parlamentare do të jetë fitorja më e madhe e 30 viteve të fundit, pasi sipas tij, do të jetë dhe dita kur do shembet e shkërmoqet totalisht regjimi korruptiv dhe diktatorial i “Rilindjes.”
“25 prilli do jetë uragani i ndryshimit. Fitorja më e madhe e 30 viteve të fundit. Dita kur do shembet e shkërmoqet totalisht regjimi korruptiv dhe diktatorial i “Rilindjes.”
Të gjithë së bashku do sjellim NDRYSHIMIN E MADH duke i dhënë fund një sekti mafioz e duke kthyer shpresën për të rinjtë dhe familjet e thjeshta shqiptare”, shprehet Shemsi Prençi.