I ftuar Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, inxhinieri Arben Meçe u shpreh se Basha gjithmonë ka qenë i dytë dhe asnjëherë i pari dhe prandaj po punohet për imazhin e tij.
Meçe: Flitet për një koalicion që u paraqit si një show mjaft i bukur. Ka një program të posaçëm për të prodhuar një imazh, sidomos te Basha. Është prodhuar imazhi i Bashës, sepse problemi ka qenë dëmtimi i Bashës.
Basha ka një imazh i cili është ndërtuar për 8 vite në opozitë, duke prodhuar një imazh të atij personi dhe që është e vështirë që ta hedhësh në treg si një njeri që do të bëhet kryeministër.
Basha gjithmonë ka qenë i dytë dhe asnjëherë i pari.