Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje të qendrave shëndetësore në Tiranë.
Ai thotë se ato janë ndryshuar komplet falë programit të qeverisë.
“Mirëmëngjes dhe me ndryshimin total të qendrave shëndetësore të Tiranës, që kanë dalë nga errësira në dritë me programin tonë të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.