Kur na ndajnë 51 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdon të publikojë dështimet e kryeministrit Rama.
Në vijim të atyre që Basha i quan “100 dështimet e Ramës”, kryedemorkati shtron pyetjen “A është e lehtë të bësh biznes në Shqipëri?”. Sipas tij përgjigja është jo.
Teksa i referohet një raporti të DASH, Lulzim Basha thotë se për shkak të korrupsionit është vështirë të bëhet biznes në vendin tonë.
Basha kujton se nga zgjedhjet e 25 prillit na ndajnë edhe 51 ditë.