Policia e Kukësit vijon operacionin në bizneset, që nuk rezultojnë të regjistruar në organet tatimore.
Mësohet se një operacion i dytë i policisë ka ndëshkuar 10 biznesmenë të tjerë në Kukës.
Dyshohet se ata nuk kanë regjistruar bizneset e tyre bar-kaf dhe restorante.
Ata janë vënë nën hetim penal, pasi akuzohen për fshehje të të ardhurave dhe punësim të paligjshëm.