Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi gjatë ditës së sotme se projekti i Inceneratorit të Tiranës është miratuar vetëm nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur “parimisht dakord” mbi studimin e fizibilitetit.
Por, shkruan Vasili në një shenim në facebook, Veliaj nuk ka asnjë të drejtë për ta miratuar projektin me angazhim financiar për plot 30 vjet.
Ja postimi i plotë:
Veliaj dhunon Ligjin e Pushtetit Lokal,"asgjeson Keshillin Bashkiak per Inceneratorin e Tiranës, SPAK- u ç'pret akoma!
Projekti i Inceneratorit te Tiranes është miratuar vetëm nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur ‘parimisht dakord’ mbi studimin e fizibilitetit.
Por Veliaj nuk e ka asnje te drejte për ta miratuar projektin me angazhim financiar per plot 30 vjet.
Veliaj vetëm sa e propozon buxhetin e Bashkisë.
I vetmi institucion, qe miraton buxhetin eshte Këshilli Bashkiak.
Neni 54 pika pika "dh" e Ligjit te Veteqeverisjes Vendore eshte asgjesuese.
Veliaj si haxhi qamil i vertete, vete shkruan e vete vulos dhe nuk njeh as ligj as shtet.
Miratimi personal i Veliajt pa vendimin e Keshillit Bashkiak eshte
1.privatizimi i Bashkise se Tiranes,
2.veper korruptive,
3.rrembim i kompetencave pa ligj dhe shperdorim detyre.
SPAK e ka shume te lehte detyren!
Po nuk veproi do thote vetedjegie e SPAK ne Incenerator!