Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 90 vjeç në Lezhë.
Krahas fotove, shefi i qeverisë uron një ditë sa më të mbarë dhe të qetë për të gjithë.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë fotoalbum nga vaksinimi i të moshuarve në Lezhë, ju uroj një ditë të buzëqeshur”, shkruan Rama.
20 viktima janë regjistruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ndërkohë, 847 janë rastet e reja me Covid-19.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.