Inxhinierja Luljeta Bozo ka marrë një ftesë dje nga kryeministri Rama për të kanididuar si deputete e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.
E kontaktuar nga Euronews Albania Bozdo ka konfirmuar lajmin.
Mësohet se Bozo është takuar dje me kryeministrin Rama dhe pas ftesës ka pranuar që të jetë kandidate e PS.
Inxhinierja e ndërtimit Luljeta Bozdo u bë e njohur pas tërmetit që goditi vendin tonë mëngjesit e 26 nëntorit 2019.
Ekspertja me përvojë mbi 40-vjeçare në profesionin e saj u shfaq në pothuajse të gjitha studiot televizive duke dhënë këshilla dhe ekspertizë lidhur me cilësinë e ndërtimeve dhe teknikën e projektimit të ndërtimeve në vendin tonë.
Një ditë më parë shefja e Infektivit, Najada Çomo pranoi ftesën e kryeministrit Rama për të qenë kandidate për deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.