Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për gjykim të shkurtuar.
Sipas medias, me kërkesë të prokurorit seanca është shtyrë për më 19 mars për te paraqitur konkluzionet përfundimtare.
Adriatik Llalla është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë.
Tre javë më parë, Gjykata e Lartë ka vendosur konfiskimin e pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.