Një zjarr ka përfshirë sot katin e dytë të Drejtorisë Arsimore në Fier.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty.
Njoftimi i plotë
Sot rreth orës 15:10, te Drejtoria Arsimore Fier, në katin e dytë ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty.
Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.