Një 52 vjeçar në Fier ka gjetur vdekjen, pasi është goditur me shkop nga djali i tij.
Ka qenë Erdis Rapi 25 vjeç, i cili ka goditur me shkop në kokë babanë e tij Dhori Rapi, 52 vjeç.
I riu në rrjetin e tij social është shumë aktiv, ku poston foto i rrethuar me lekë, ndërsa i pëlqen që ta quajë veten "djalë unik".
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, në fshatin Luar, në Roskovec. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë.