50 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 prillit, në vazhdën e denoncimit të 100 dështimeve të qeverisë Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka renditur edhe pastrimin e parave.
Në instastoryn e tij, Basha pyet nëse ka përparuar qeveria shqiptare në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimeve financiare?
Përgjigja është JO.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, kjo ndodh për shkak të korrupsionit, institucioneve të dobëta, krimit të organizuar dhe parave dhe trafikut të drogës që hyjnë në Shqipëri.