Shkon në dy numri i të vdekurve dhe dy ai i të plagosurve rëndë në aksidentin në bay passin e Rrogozhinës. Pas një burri me iniciale T.M 54 vjeç, që ndërroi jetë pak pas përplasje, ka humbur jetën dhe një grua në njerin nga tre mjetet që u përplasën me njera tjetrën.
Sipas syri tv, një oficer i burgjeve që ishte nisur për në punë në Burgun e Peqinit, është përplasur me një BENZ.
Në BENZ udhëtonin dy persona, burrë e grua, të cilën u përplasën edhe nga mbrapa nga një tjetër makinë.
Oficeri i burgjeve që goditi çiftin vdiq gjatë transportit për në spital.
Nga burimet mësohet se ka vdekur edhe gruaja në makinën që u godit prej tij dhe një mjeti tjetër më pas.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po heton shkaqet e aksidenti.
Në skenën e përgjakshme shihet se AUDI ka hyrë në në korsinë tjetër ku dhe është përplasur me automjetin që vinte.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të larë rrugën pasi derdhja e karburantit mund të shkaktojë aksidente të tjera.