Një dyqan është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugë “Stefanaq Pollo”, pranë zonës së njohur si “Varri i Bamit”.
Subjekti që tregtonte mallra të ndryshëm është shkrumbuar komplet, ndërsa raportohet se vlera e dëmit është të paktën 2 mln lekë.
Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët, pasi flakët kanë "përpirë" edhe ballkonin e një banese në kat të dytë.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shuar flakët, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/06/auto_-640-0-604339d714e821615019803.jpeg)