Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi sot në Rrogozhinë. Policia bën me dije se si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital edhe pasagjeria në një nga mjetet e aksidentuara si dhe bashkëshorti i saj.
Në aksidentin e rëndë u përfshinë tre makina e si pasojë, humbi jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve të mjeteve, shtetasi Tonin Mëhilli, 54 vjeç. Mësohet se ka ndërruar jetë edhe shtetasi Bajram Koni, bashkëshorti i shtetases Merushe Koni (që ndërroi jetë pak më parë).
Informacioni paraprak
Në Rrogozhinë, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve shtetasi T. M., rreth 54 vjeç.
Në vijim të informacionit së dhënë pak më parë, se si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën njëri prej drejtuesve të mjetit ju bëjmë me dije se si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital pasagjeria në mjetin tjetër me drejtues B. K . Gjithashtu disa ore me pas humbi jeten edhe nje tjeter i plagosur.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.