Drejtoresha e ISHP tha mbrëmjen e së premtes se masat anti-Covid nuk janë të pakta, por mosbaztimi i tyre ka sjellë situatën aktuale me infektimet.
Për “Java në RTSH” Albana Fico shtoi se kjo është ‘kronikë e një ngjarje të paralajmëruar’.
“Pa diskutim shtimi i masave por mbi të gjitha veprimi i organeve ligjzbatuese dhe ndërgjegjësimi qytetar ka bërë që të ketë mjete. Por të mos harrojmë që ky është një virus i periudha të ftohta. Nuk po them që ngrohja e kohës do të zhduki virusin, por temperaturat kanë ndikimin e tyre. Ne jemi në një moment ku është shumë e rëndësishme vëmendja e të gjithë aktorëve në këtë pandemi. Pra autoritetet ligjzbatuese, shëndetësore dhe bizneset” – tha Fico.s
Kreu i Institutit të Shëndetit Publik shtoi se Shqipëria është pjesë e botës dhe për këtë arsye ka dyshime të arsyeshme se ka qarkullime të mutacioneve të virusit.
“Në laboratorët e ISHP ka mostra të cilat demontrojnë mungesën e një sinjali të proteinës i cili nuk është karakteristikë e Sars-Cov2 e fillimit të pandemisë. Ne nga vera dhe plazhet hymë brenda dhe mosrespektimi i rregullave apo distancave në lokale, të gjitha këto kanë çuar në shtimin e numrit. Për mua më e rëndësishme është që duhet të kuptojmë se deri në momentin që kemi nje imunizim të një mase të gjerë nëpërmjet vaksinës, do të na duhet të shtrëngohemi fort” -tha Albana Fico për “Java në RTSH”.