Pas deklaratave të vëllait, MSH nxjerr videon, pacientja: Kisha frikë të vija te Infektivi, doktoreshë Najada, je mbretëresha e spitalit

Shqipëria

Pas deklaratave të vëllait, MSH nxjerr videon, pacientja: Kisha frikë të vija te Infektivi, doktoreshë Najada, je mbretëresha e spitalit

Më: 6 mars 2021 Në ora: 13:40
40-vjeçarja

Pas shqetësimit të shprehur në media se kishte humbur kontaktet me motrën e prekur me Covid, ka reaguar 40-vjeçarja.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një video, ku pacientja shfaqet duke falënderuar doktoreshë Najada Çomon dhe stafin në Spitalin Covid-1.

“Përshëndetje doktorësh Najada, ti je mbretëresha e spitalit. Faleminderit shumë për çdo gjë që bën për të gjithë pacientët te Infektivi. Por kur u sëmura kisha shumë frikë të vija këtu te Infektivi, nga fjalët negative të njerëzve. Isha e frikësuar. Unë jam fansja jote e parë, edhe jashtë ku jetoja në Amerikë dhe Greqi të ndiqja me pasion.

Dukeni që jeni njeri shumë i mirë dhe vetëm nga që të njohja ty vendosa të vija dhe thashë kam besim te ai njeri. Do ta shoh personalisht dhe çdo gjë ka mbaruar, do bëhem mirë. Të falënderoj shumë, qofsh mirë gjithmonë se po bën gjëra të mrekullueshme! Dua të them për stafin dhe infermieret, unë jam shumë e kënaqur. Nuk kam fjalë.

Nuk e di përse kaq negativitet nga njerëzit që dalin jashtë dhe flasin ndryshe. Ti je shembulli i të gjithëve. Sa zemër të mirë keni! Na shihni nga ana njerëzore pastaj si pacientë. Qofshi mirë të gjithë”, shprehet ajo në video-mesazh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat