Policia e Skraparit ka bërë arrestimin e dy shtetasve për kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë, ndërsa është proceduar penalisht një tjetër.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. Sh., 26 vjeç dhe M. K., 27 vjeç, të dy banues në Skrapar.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A.S., 28 vjeç, banues në Skrapar.”
Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me mjet kur policia i ka bërë shenjë të ndalojnë dhe nuk i janë bindur urdhrit të tyre.
Pasi janë kapur nga policia, kanë dalë nga mjeti dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë për të shmangur shoqërimin në ambientet e komisariatit.
Materialet u referuan në Prokurorinë Berat për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.