Gazetari Mentor Kikia ka ironizuar kreun e qeverisë Edi Rama me një postim që ka bërë në rrjetin social “Facebook”.
Kikia ka publikuar një foto të kryeministrit i cili shihet teksa bisedon me një grua të moshuar, ndërsa aty pranë është edhe një efektiv.
Gazetari duke ironizuar kandidaturat e Çomos dhe Luljeta Bozos që do të jenë më 25 prill shkruan: Një tjetër deputet i vjetër u largua sot nga PS, për t’i hapur rrugën të rinjve. Kryeministri, ka dalë vetë në rrugë për të bindur të rinjtë të futen në listë, duke kërkuar madje edhe bashkëpunimin e policisë, pasi ky brezi i ri nuk e ka me shumë qejf politikën.
Kjo foto e Ramës është një paralelizëm me situatën aktuale politike në vend, pasi është shkrepur gjatë kohës kur Rama dilte rrugëve të Tiranës dhe këshillonte njerëzit (kryesisht të moshuarit) që të mbajnë maskë.