Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, gjatë një takimi me të rinjtë, ka theksuar se ‘nuk mund ta 'dërgoje përpara rininë një kryeministër që e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro’.
Tabaku ka theksuar gjatë takimit, se me ardhjen e PD-së në pushtet, ligji i arsimit të lartë do të anullohet, duke qënë një nga vendimet e 100 ditëve të para të qeverisë së ardhshme.
‘Prandaj 25 prilli është fitorja e të rinjve ndaj moçalit ku Rama e ka lënë Shqipërinë. Dita në të cilë rinia zgjedh një qeveritar që i shërben Shqipërisë’, shkruan Tabaku në Facebook.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut:
Nuk mund ta dërgoje përpara rininë një kryeministër që e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro.
Prandaj 25 prilli është fitorja e të rinjve ndaj moçalit ku Rama e ka lënë Shqipërinë. Dita në të cilë rinia zgjedh një qeveritar që i shërben Shqipërisë.
Në 25 prill Shqipëria Fiton! Rinia fiton! Familja fiton! #shqipëriafiton