Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook ndaj thirrjeve te Ramës për të marrë një mandat të tretë.
“Ne fakt shkruan Paloka, arsyeja e parë pse duhet të dalim të gjithë të votojmë me 25 prill është pikërisht që të mos e lejojmë Ramën të çojë deri në fund këtë që ka nisur; shkatërrimin dhe shkretimin e vendit, varfërimin dhe skllavërimin e shqiptareve!”
Ja postimi i plotë:
Rama ka si lajtmotiv të fushatës së tij “vazhdimësinë” .
“Më jepni një mandat të tretë, të mbaroj atë që kam nisur”- thotë Rama
Në fakt , arsyeja e parë pse duhet të dalim të gjithë të votojmë me 25 prill është pikërisht që të mos e lejojmë Ramën të çojë deri në fund këtë që ka nisur; shkaterrimin dhe shkretimin e vendit, varfërimin dhe skllaverimin e shqiptareve !
Me 25 prill duhet ndalur e keqja e të rikthehet shpresa! Vetëm duke votuar PD fiton Shqipëria!.