Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një urim të veçantë me rastin e ditës së mësuesit, 7-Marsin.
Rama thotë se të gjithë mësuesit po kalojnë një vit tejet të vështirë.
Por sipas tij, e mira është ende përpara tyre.
“MIRËMËNGJES dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur”, shkruan Rama.