Presidenti Ilir Meta ndodhet ditën e sotme në qytetin e Korçës ku po merr pjesë në disa aktivitete me rastin e 7 marsit.
Në një foto të publikuar nga zëdhënësi i tij, Meta mësohet se ka vizituar gjimnazin e Tedi Blushit, i cili me këtë rast ka uruar të gjithë mësuesit e tij në nder të kësaj dite.
“Sot, kur të gjithë shqiptarët i kanë sytë nga Korça, së bashku me Presidentin Meta në Gjimnazin “Raqi Qirinxhi”, ku kam bërë shkollën e mesme, për t’ju uruar të gjithë mësuesve të mi të dashur dhe të paharruar:
GËZUAR 7 MARSIN”, shkruan Blushi.