Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një komunikim për mediat në Korçë, u shpreh se në Kuvendin e ardhshëm do të ketë njerëz me integritet, ndërsa apeloi që të ketë më pak biznesmenë.
“Në 7 mars të gjithë shqiptaret e kthejnë vështrimin nga Korça.
Për largimin e figurave të vjetra të PS nuk kam asnjë koment. Por sa më shume pedagogë dhe të rinj të arsimuar dhe sa më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipëri.
Është më rëndësi që të kemi njerëz me integritet ne Parlament.