Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se premtimeve të Edi Ramës për arsimin u ka dalë boja.
Sipas tij, situata arsim degradoi ndërsa kreu i qeverisë nëpërkëmbi mësuesit.
Reagimi i plotë:
Mashtrimeve të Edi Ramës u ka dalë boja. Imazhet e videos? do ta ndjekin deri në 25 prill për të kujtuar se ai është përgjegjësi kryesor për dështimin. Në 8 vjet, ai degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit. Propaganda e tij nuk e mbulon dot dështimin 8 vjeçar.
U tall me mësuesit, nuk u rriti pagat siç premtoi, i kërcënoi me vendin e punës dhe bukën e gojës së fëmijëve. Shumë prej tyre i hodhi në rrugë, ndërsa gati 200 mijë nxënës i largoi nga sistemi arsimor shqiptar. Praktikisht, Edi Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë do ta paguajë faturën në 25 Prill!
Njerëzit nuk kanë për të harruar 8 vjet shkelje me këmbë. As mësuesit dhe nxënësit nuk kanë për të harruar. Më 25 Prill #ShqipëriaFITON ??