Ditën e sotme është bërë një aktivitet në lidhje me 8 Marsin. Aktiviteti u organizua me pak pjesëmarrës, pasi duhej që të respektoheshin masat mbrojtëse që janë marrë për shkak të Covid-19.
Drejtoresha e rrjetit të Fuqizimit të Gruas, Ines Leskaj, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku u bëri një thirrje të gjitha vajzave dhe grave.
Ajo i tha që të “ngrenë zërin e të mos thonë unë jam heroinë dhe të ulin kokën”. Sipas saj, duhet të shmanget fjala “heroinë”. Ines vijoi duke thënë se gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit, numri i raportimeve për dhunë është rritur ndjeshëm.
“Covid-19 ka nxjerrë në pah se pesha e riprodhimit shoqëror, ku përfshihen të gjitha aktivitetet që prodhojnë dhe përkujdesen për jetën, vazhdojnë të rëndojnë mbi supet e grave. Puna e papaguar: pastrimi, gatimi, kujdesi për fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët konsiderohet ‘përgjegjësi’ e ‘natyrshme’ e grave në sferën private”, u theksua në këtë aktivitet.