Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka postuar në faqen e tij ne facebook një mesazh shoqëruar me foto nga protesta e grave nga Kombinati, Vaqarri dhe Unaza e Re.
“Marshuam në rrugët e Kombinatit për të shprehur kundërshtinë tonë ndaj trajtimit jodinjitoz të gruas në shoqërinë shqiptare, nga shteti tek individi”.
Ja postimi plotë:
Qëndroj sot krah zonjave dhe vajzave të Kombinatit, Vaqarrit dhe Unazës së Re për të protestuar për më shumë mundësi të barabarta në arsim, punësim dhe vendimmarrje.
Marshuam në rrugët e Kombinatit për të shprehur kundërshtinë tonë ndaj trajtimit jodinjitoz të gruas në shoqërinë shqiptare, nga shteti tek individi.
Kush zgjedh të festojë sot është në lirinë e vet, por 8 marsi duhet të na bashkojë të gjithëve në protestë, pa dallime gjinore, për respektimin shtetëror dhe shoqëror të nënave, grave dhe motrave tona.