Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka bërë pjesë të listës së kandidatëve për deputetë edhe Ardian Kollozin.
Ky i fundi është ish-deputet i PD-së, por që tashmë do të kandidojë në Vlorë, nën logon e partisë së Patozit.
Ndërkohë, edhe Jozefina Topalli i ka “rrëmbyer” gjithashtu PD-së një tjetër ish-deputet.
Bëhet fjalë për Dashamir Tahirin, i cili figuron në krye të listës së partisë së Topallit në Vlorë.
Ai është një person që ka shumë ndikim në Vlorë, veçanërisht te komuniteti çam në qytetin bregdetar.