Partia Demokratike nuk ka dorëzuar ende listën e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa kanë mbetur vetëm pak orë nga afati përfundimtar.
News 24 raporton se disa nga emrat e rinj, të ardhur si propozime dhe që do të kalojnë për miratim në mbledhjen e kryesisë janë:
Flutura Açka, e cila njihet gjerësisht nga shqiptarët si një poete, shkrimtare dhe botuese shqiptare. Mësohet se Açka do të kandidojë si deputete në qarkun e Elbasanit.
Po ashtu përflitet edhe për kandidimin e Agron Gjekmarkajt në qarkun e Lezhës. Gjekmarkaj është një figurë mjaft aktive në mediat shqiptare, si analist, publicist, por gjithashtu edhe në profesionin e tij si pedagog i Gjuhë-Letërsisë dhe zv.dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
Po ashtu edhe Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa pritet që të kandidojë në Vlorë.
Ndërkohë që janë konfirmuar në listën kryesuese të PD për Tiranën 8 drejtuesit politikë.
Ndër propozimet që pritet të miratohen sot në mbledhjen e kryesisë janë dhe emrat e Flamur Hoxhës dhe Isuf Celës në qarkun e Kukësit.