Është identifikuar viktima e dytë e aksidentit të ndodhur në rrugën Divjakë-Lushnjë, ku dy të rinj humbën jetën tragjikisht pasi motori me të cilin udhëtonin u përplas me një fuoristradë.
Viktima e dytë e këtij aksidenti është Justin Baba, 21 vjeç, banues në Gradishtë të Lushnjë. Ndërkohë që më herët u bë e ditur se humbi jetën Igli Çuni, 21 vjeç, banues në fshatin Korije, Gradishtë.
Aksidenti ndodhi pas një automjet tip Fuoristradë, u përplas me motorin ku udhëtonin dy persona.
Policia Lushnjë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gradishtës’, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’ është përplasur me motomjetin tip ‘Lifan’.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet,(ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë.
Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.