Partia Socialiste do të garojë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit me sloganin “Shqipëria e ardhmja jonë! S’ka kohë për pushim”.
Në këto zgjedhje, PS-ja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama kërkon një mandat të tretë.
Partia Socialiste prezanton sonte kandidatët për deputetë, ndërsa mbrëmja e sotme është afati i fundit i vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Deri tani ka pasur disa largime, si Eglantina Gjermeni, Alfred Peza, Vasilika Hysi, Musa Ulqini etj.