Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon me reagimet e tij në lidhje me punën e qeverisë Rama në këto 9 vite qeverisje.
Këtë të martë përmes një postimi në Instastory, Basha në fokus ka pasur pagat e ulëta të qytetarëve shqiptarë.
Sipas një raporti të Eurostat pagat në vendin tonë janë më të ulëtat në rajon.
“46 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si janë pagat në Shqipëri, krahasuar me ato të rajonit?“
Përgjigja: “Më të ulëtat”, sipas EUROSTAT”, shkruhet në postimin e krye-demokratit.