Kur është bërë një vit nga fillimi i pandemisë së koronavriusit në vend, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën thirrje që të mos ulet vigjilenca.
Me një shënim në facebook, ndërsa falënderon mjekët, Manastirliu thotë se duhet ende durim e sakrificë, për ta çuar luftën deri në fund.
“Drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID”, shprehet Manastirliu.
Postimi i plotë:
Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës
Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të pandemisë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.
T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën, me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm.
Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID.