Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, një ditë pas dorëzimit në KQZ të kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojë në 12 qarqe më 25 prill, ka zhvilluar takime me qytetarët.
E pranishme në Kamëz, Kryemadhi ka shpërndarë fletushka të programit me 5 pika të LSI-së.
Ndërsa u ndal te një qytetare, Kryemadhi u vendos jo pak në siklet, pasi ajo, me nota humori e pyeti nëse “do na japësh ndonjë lek”.
Dialogu:
Banorja: Do na japësh ndonjë lek?
Monika Kryemadhi: Lekë s’ka, i ka marrë Edi Rama, ne po iu sjellim programe.