Policia e Tiranës arrestoi këtë të martë një çift bashkëshortësh.
Ata kishin përshtatur shtëpinë e tyre për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë aksionit, efektivët gjetën 3.6 kg kanabis, fidanë narkotikë të kultivuar, fara kanabisi, aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike, një sasi me lëndë të dyshuar heroinë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Çifti i bashkëshortëve janë shtetasit me iniciale K. Z., 34 vjeç dhe A. Z.(D.), 31 vjeçe, banues në Vorë.