Një polake kryearbitre e zgjedhjeve të 25 Prillit

Shqipëria

Një polake kryearbitre e zgjedhjeve të 25 Prillit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:05
Urzula Jozefa Gacek

OSBE-ODHIR e ka përzgjedhur se kush do ta udhëheqë misionin e  monitorimit të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se ambasadorja Urzula Jozefa Gacek do të jetë ajo e cila do të udhëheqë misionin e ODIHR.

Gjatë kësaj jave pritet të vijë në vendin tonë misioni i parë paraprak i monitorimit nga ODIHR.

Më 25 Prill Pritet që OSBE-ODIHR të ketë në terren 240 vëzhgues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat