Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, aktualisht deputete e Partisë Socialiste, ka reaguar për herë të parë publikisht pasi i vendos në një vend jo fitues në garën e 25 prillit.
Mimi Kodheli një ditë më parë gjatë mbledhjes së kryesisë ka shprehur pakënaqësi për këtë pozicion në të cilin është vendosur në qarkun e Tiranës.
Ditën e sotme ajo ka theksuar se pas 2 dekadash në politike ka pranuar sfidën për të garuar në Tiranë në pozicionin në të cilin e ka caktuar kryetari i PS.
“Kanë kaluar plot 20 vite nga kjo foto dhe nga dita kur u ftova të bëhesha pjesë e politikës transformuese të qytetit tim të lindjes, Tiranës.
Pas 2 dekadash, mbrëmë kam pranuar sfidën e radhës të cilës, jam e bindur që do t’ia dal me ndihmën dhe mbështetjen tuaj miqtë e mi. 2021 do të jetë një vit i mbarë për të gjithë!”, shkruan Kodheli.