Gazetarja e pyet për Xhafën e Bushatin, Rama nervozohet dhe kërkon t’i merret mikrofoni

Shqipëria

Gazetarja e pyet për Xhafën e Bushatin, Rama nervozohet dhe kërkon t’i merret mikrofoni

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetares se pse ishin lënë jashtë listës së PS-së Ditmir Bushati, apo jashtë zonës së sigurt ne Tiranë të “senatoreve” socialist.

Përkundër kësaj Rama replikoi me gazetaren e syri.net. Ambrozia Meta.

Pas mbledhjes së djeshme ajo që ka rënë më shumë në sy është largimi i disa emrave të vjetër nga Partisa Soclialiste, gjithashtu ka pasur dhe debat mes Ditmir Bushatit.

Gazetarja: Ju keni folur përgjatë kësaj fushate se çfarë lufte ka bërë PS për luftën në drejtësi por keni çuar në fund të listave atë njeri që ka punuar më shumë për reformën në drejtësi që ishte Fatmir Xhafaj, keni folur për luftën që ka bërë partia Socialiste për të çelur negociata dhe e keni vlerësuar Ditmir Bushatin si ministër të Jashtëm, por nga ana tjetër e keni lënë jashtë liste pas kritikave që ai ka bërë ndaj jush për përfshirje të elementëve kriminalë në qarkun e Shkodrës, por edhe pas një ftohje që pati mes jush dhe pas kundërshtimit të hapur që ai pati për çështjen e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Gjithashtu edhe kontribute të tjera siç kanë qenë Pandeli Majko dhe Mimi Koldheli i keni lënë jashtë listave.

Pse i keni larguar nga Parti Socialiste këta emra? A nuk doni njeri që t’ju kundërshtojë brenda partisë ? Doni vetëm njerëz që tju binden dhe sa ndikim ka pasur Veliaj në listën e Tiranës?

Si përgjigje Rama u kap me televizionin që gazetarja përfaqëson dhe në momentin kur do replikonte gazetarja i tha se po shkelte rregullat.

Edi Rama: “Është praktikë ndërkombëtarë ndalimi i hyrjes në konferencë i gazetarëve që nuk respektojnë rregullat dhe që shkelin etikën e aktivitetit. Nuk hyn tek praktika ime që ta bëj këtë, por mos shkel rregullat. Një gjë nuk e negociojmë dot bashkë. Gazetarët nuk janë këtu për të debatuar mbi përgjigjen. Gazetarët pyesin. Nuk e negociojmë dot bashkë këtë”, tha kryeministri pas diskutimit me gazetaren në këtë konferencë online”,

 Rama: “Fakti që është shqetësuar Syri.net për Fatmir Xhafën

“Janë shqetësuar të gjithë, jo vetëm Syri”

“E qartë, të lutem merrja mikrofonin.”

Gazetarja: “Ta bëj dhe pyetjen e dytë?

 Rama: “Jo, jo.”

Gazetarja: “Po përderisa bëtë replikë për televizionin edhe unë kam të drejtë që t’iu përgjigjem.

Aty është një deputet i cili ka dalë për dosjen 339, është një tjetër deputet i cili është nën hetim pasuror për shkak se nipërit e tij kanë arrestuar për trafik droge dhe një tjetër deputet i cili del në përgjimet e dosjes Shullazi. Çfarë kontributi kanë dhënë në Partinë Socialiste ktëa emra që janë aty.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat