Përshëndetje nga SH.M.U!
Ditën e mërkurë (10 mars) moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiu do të jenë prezente që prej orëve të para të mëngjesit me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar.
Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave në veriperëndim të vendit.
Në mbrëmje situata e reshjeve do të mbeten të izoluara.
Në alpe do të ketë reshje bore të dendura, ndërsa në verilindje e lindje në lartësitë mbi 700-800 metra reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -1°C deri në 5°C
zonat e ulëta 3°C deri në 16°C
zonat bregdetare 5°C deri në 17°C