Kryeministrit Edi Rama i pyetur për debatet brenda kryesisë së PS ka thënë se debatet e tij nuk janë personale me individë të ndryshëm.
Ai ka shtuar se nëse bëhet fjalë për Fatmir Xhafajn, ky i fundit ka pranuar sfidën që i është besuar, ndërkohë që shton se është renditur i 8 në lista sepse aq është objektivi.
Rama: Është e çuditshme që përsëri flitet për lista fituese dhe jo, ndërkohë që është përmbysur koncepti. Në këndvështrimin tim dhe konceptin e ndërtimit të skuadrës këtu ka objektiva. Nuk ka vend për të vënë stenda dhe për ti vënë njerëzit në stenda sipas historisë dhe kontributeve që kanë dhënë në një segment. Po qe puna për historinë e PD, Sali Berisha është njeriu më i rëndësishëm.
Po tani kjo është ndeshje për të dalë para popullit për të ardhmen apo është një kohë që po shkojmë në një panair për ekspozimin e relikeve dhe antikeve sipas historisë tonë? Skuadra ndërtohet për të fituar dhe maksimalizuar rezultatin me të gjithë lojtarët që ka. Nëse doni të dini dhe do të flisja unë për Fatmir Xhafën, çfarë do të mbetej për ju. Pse qenka ndryshe sot për disa nga ju sot? Kundërshtarët janë shumë të shqetësuar,sepse i ka dalë përballë një skuadër që as nuk e prisnin dhe as nuk dinë ta luftojnë. Është një skuadër me shumë fuqi të reja dhe me energji të jashtëzakonshme për këtë ndeshje. Skuadra e PD është pa energji.
Ne kemi vënë të gjithë drejtuesit dhe të gjitha figurat që kanë marrë nga PS pafundësisht vlerësime, mbështetje, promovime, aty ku duhen në skuadër. Nuk kemi bërë ekspozitë. Nuk është fronti i betejës te emrat e parë në listë, por te objektivi. Te objektivi shkon gjenerali dhe nuk shkon gjithë trupa. Fatmir Xhafa e ka pranuar sfidën për të kontribuar për skuadrën në një pozicion që duhet të bjë një përpjekje për të thyer listën. Duke qenë aty kontributi do jetë të paçmueshëm. Sot nga 1 te 36 kemi lojtarë që do të luajnë rolin në fushë dhe do të shikoni në fund kutitë. Të gjithë kanë një profil, sepse nuk janë kot. Këtu është çfarë na jep secili sot. Nëse një lojtar është i dëmtuar nuk mund ta fusësh në fushë.
Për Ditmir Bushatin e thoni se më ka kritikuar. S’ka lidhje. Mund të them diçka që i rrëzon të gjitha. Nëse do të kisha gjëra të tilla dhe nëse do funksionoja kështu, unë nuk mbaj inate, kur ti drejton PS nuk mund të jesh njeri që e ke mendjen se çfarë thonë. Ka trajner që zihet me një lojtar në fushë dhe nuk e fut? Kush i lidh këto me personin tim, nuk di çfarë flet. Unë e mirëkuptoj se nëse do ishit si unë do ishit këtu ku jam unë.