Kryeministri Edi Rama zbulon detaje pse e la jashtë nga listat e PS-së Ditmir Bushatin dhe pse ai nuk ishte pjesë e skuadrës së 25 prillit
Në konferencën me gazetarët Rama tha se Bushati nuk ka bërë punën e duhur brenda PS.
“Shokët e Ditmir Bushatit sot janë tek kufiri, e jo se kanë bërë debate me mua, por ata përvec punës si minsitra, përvec mbledhjeve dhe daljeve në televizor kanë punuar tokën, kanë mbjedhë e kultivuar në terren me njerëzit përditë të korrurat e 25 prillit, ndërsa Ditmir Bushati ditën e parë që u ndryshua si drejtues i Shkodrës ka zbritur nga treni dhe nuk është shfaqur në asnjë aktivitet në ato aktivitete që nuk janë puna juaj nuk janë televizive por pjesë e pandamshme e çdo njeriu që kanë një mandat në këtë parti.
Shpresoj ta kape trenin prapë. Partia të vë por nuk të mban, mban veten.