Alket Hyseni mësohet se është kandidati i tërhequr nga kandidimi në siglën e Partisë Socialiste, raporton “News 24”.
Alketi Hyseni ishte renditur i 11-ti në qarkun e Vlorës. Më herët Rama bëri me dije se një kandidat u tërhoq nga gara.
“Kam dijeni të një rasti, vetëm një kandidati që ishte shumë i bindur që nuk duhet të ishte dhe thoshte që unë do bëj gjithçka, por nuk dua të jem në këtë pozicion.
I thashë kush nuk do s’ka problem”, tha kryeministri Rama.