U rendit në vendin e 21 në listën e Partisë Socialiste, reagon Mimi Kodheli

Shqipëria

U rendit në vendin e 21 në listën e Partisë Socialiste, reagon Mimi Kodheli

Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:25
Mimi Kodheli

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka pranuar vendin 21 në listat e Partisë Socialiste.

Në reagimin e parë publikisht Mimi Kodheli është shprehur optimiste se do ia dilte edhe pse vendi 21 është vend jo fitues në garën e qarkut të Tiranës më 25 prillit.

“Kanë kaluar plot 20 vite nga kjo foto dhe nga dita kur u ftova të bëhesha pjesë e politikës transformuese të qytetit tim të lindjes, Tiranës.

Pas 2 dekadash, mbrëmë kam pranuar sfidën e radhës të cilës, jam e bindur që do t’ia dal me ndihmën dhe mbështetjen tuaj miqtë e mi. 2021 do të jetë një vit i mbarë për të gjithë” shkruan Kodheli në një postim në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat