Fieri e Vlora, me më shumë infektime/ Epidemiologu Alimehmeti: Duhen më shumë testime

Shqipëria

Fieri e Vlora, me më shumë infektime/ Epidemiologu Alimehmeti: Duhen më shumë testime

Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:31
Ilir Alihmehmeti

Situata e covid 19 në Shqipëri  tanimë është jashtë kontrollit. Qytetarë të infektuar që kanë mbushur qendrat shëndetësore, spitale dhe që lëvizin  nëpër rrugë.

“Jemi një model  i Suedisë por në popull jo suedez”, tha Ilir Alimehmeti.

Epdiemiologu Ilir Alihmehmeti thekson se duhet të kalojmë në survejancë aktive, duke kryer më shumë testime  për ta frenuar

“Jemi vendi i fundit në Evropë për testime. Ndërkohë që vetëm kështu ndërpritet zinxhiri i infektimeve”, tha ai.

Duke i konsideruar pothuajse inekzistente masat e ndërmarra deri më tani Alihmehmeti e shikon  më shumë problematike situatën në rrethe si Fier ,Vlorë e tjerë sesa nëë Tirane .Ndaj një mbyllje pak javore sipas tij do të kishte vlerë vetëm nëse jemi shumë afër vaksinimit të popullatës.

“Në  Fier 2 në 3 persona dalin pozitivë. Në Vlorë më shumë se 1 në dy del pozitiv”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat