Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i kërkon qeverisë të rishikojë kohëzgjatjen e masave kufizuese për COVID-19

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i kërkon qeverisë të rishikojë kohëzgjatjen e masave kufizuese për COVID-19

Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:49
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë

Qeveria duhet të rishikojë vendimin e për masat kufizuese kundër përhapjes së infeksionit të COVID-19. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë pjesërisht vendimin e marrë më 17 nëntor 2020 për vendosjen e masave të reja kufizuese nga ministria e Shëndetësisë.

Vendimi është marrë për faktin se masat kufizuese nuk kishin afat kohor përveç pjesës “deri në një urdhër të dytë”. Pikërisht për këtë pjesë Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar qeverisë që të rishikojë brenda javës kohëzgjatjen e masave kufizuese.

“[Gjykata Kushtetuese vendosi] Shfuqizimin e shprehjes “deri në një urdhër të dytë” në pikën 1 të urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi,” – u tha në njoftimin e Gjykatës, teksa vendimi përfundimtar pritet të dalë së shpejti.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese vjen pas ankesës së Partisë Republikane për masat kufizuese, të cilët kishin ngritur pretendime kryesisht kundër ndalimit të zhvillimit të tubimeve dhe aktiviteteve politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat